• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Jonida Maliqi kthehet pas në kohë, ja si dukej këngëtarja në vitin 2014

Edhe pse kohët e fundit jemi mësuar ta shohim brune, me flokë të shkurtra dhe me baluke të drejta, Jonida Maliqi ka qenë një nga personazhet VIP që ka eksperimentuar më tepër. Si një nga ‘blogger-et’ më të famshme të vendit tonë, ajo ka sjellë gjithmonë trendet më të reja në Shqipëri, qofshin këto në lidhje me stilin apo dhe pamjen. Ditën e sotme, Jonida ka publikuar në ‘Instastory-n’ e saj një foto të vitit 2014, me një pamje shumë ndryshe nga ajo e kohëve të fundit dhe pothuajse nuk njihet. Këngëtarja shqiptare shfaqet me flokë të gjata të verdha, vetulla të holla, buzë në ngjyrë të kuqe dhe një ton sysh pak të ndezur. Megjithatë, mund të themi se koha për Jonidën ka ndaluar. Sot, 5 vite pas fotos së publikuar, këngëtarja duket më mirë se kurrë./revistawho.com