• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jonida Maliqi dhuron performancë magjike, mahnit me zërin e saj në “Eurovision”

Pak minuta më parë Jonida Maliqi, u ngjit në skenën e “Eurovision” dhe dhuroi një performancë magjike më këngën e saj. Këngëtarja shqiptare ishte e 14-ta në radhë dhe arriti të fitonte gjithë duartrokitjet e publikut europian. Ashtu si çdo herë tjetër Jonida nuk zhgënjeu me zërin e saj dhe arriti të këndonte në perfeksion çdo notë. Edhe tre këngëtarët të cilët e shoqëruan në skenë si ‘backvocal-ist’ dhanë maksimumin e tyre në skenë, duke kombinuar në mënyrën më të mirë zërin me Jonidën. E veshur si një mbretëreshë ilire, Maliqi arriti të përcillte më së miri mesazhin e këngës, që përmban shumë elementë folklorikë shqiptarë. Menjëherë pasi Jonida mbaroi këngën, faqja zyrtare e “Eurovision” e cilësoi zërin e saj të mahnitshëm dhe të gjithë komentuan fuqinë dhe potencialin vokal të artistes shqiptare.

Në fund të mbrëmjes do të zbulohen dhe vendet që do të kenë mundësinë të kalojnë në natën finale, prandaj të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë numrin 14 për të mbështetur Jonida Maliqin. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE