• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Jonida i dedikon të atit fjalët më të bukura: Tek ti ndihem e sigurt

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi nuk mungon asnjëherë me postimet e saj në rrjete sociale, por dita e sotme ka patur një domethënie të veçantë për të. Në foton e shpërndarë, shihet bashkë me të atin, ulur në prehrin e tij, duke i dhuruar një puthje në faqe. Bashkangjitur me postimin këngëtarja ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar. “Babushi im qofshim përherë kështu si në këtë foto, sepse në prehrin tënd ndihem gjithnjë e sigurt dhe e lumtur. Të dua sa s’ka fjalë për ta përshkruar. U bëfsh 1000 vjeç!”, ka shkruar Jonida. Kujtojmë se artistja së fundmi është e angazhuar si juriste e kategorisë “New artist” në festivalin e “Këngës Magjike”.