• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

‘Jonas Brothers’ zbulojnë datat e turneut, pranë tyre në skenë dhe Bebe Rexha

Që nga bashkimi i grupit, ‘Jonas Brothers’ kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Së fundmi, vëllezërit kanë publikuar datat e turneut të tyre ‘Hapiness Begins’, ku dhe kanë zbuluar se në skenë me ta do të jetë dhe Bebe Rexha. Këngëtarja ka shpërndarë një video ku shfaqet gjatë provave të koncertit dhe dëgjohet të thotë duke bërtitur: “Shihemi në koncert”. Fillimisht, ishte vendosur të fillonin koncertin në datën 7 gusht deri në 21 tetor, por më pas u vendos se do të fillonte në datën 28 tetor në Meksikë, deri në 14 dhjetor në Los Angeles./revistawho.com