• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jona Spahiu zbulon me një foto gjithë përjetimet si nënë gjatë pushimeve

Jona Spahiu ka nisur pushimet me familjen e saj dhe duket se po i shijon shumë ditët buzë detit dhe të nxehtit të verës. Prej ditësh ajo ka ndarë me të gjithë pak sekuenca nga momentet me familjarët, por destinacioni i zgjedhur mbetet ende një surprizë. Pak orë më parë moderatorja e njohur ka postuar një imazh të vetes duke lexuar një libër dhe duke konsumuar kafe e rehatuar në maksimum. “Shkëputur nga jeta e një nëne kur fëmija është në gjumë”, shkruan ajo duke lënë të kutpohet se ky është një nga të paktat momente kur i kushton kohë vetëm vetes.

Sigurisht me ardhjen në jetë të djalit të saj gjithë dita i dedikohet atij dhe si një nënë e re, Jona është ende duke mësuar dhe duke shijuar në maksimum kohën me të. Me siguri mes rreshtave të shkruara nga moderatorja e kanë gjetur veten dhe shumë nëna të tjera. Po ju e kuptoni? / revistawho.com