• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jona Spahiu feston përvjetorin e parë të martesës, publikon videot më të bukura me partnerin

Në 10 qershor të 2018-tës Jona Spahiu kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me Frenkli Ymerin. Ka kaluar një vit i tërë nga kjo datë e shënuar dhe jeta e çiftit ka ndryshuar plotësisht.

Sot përveçse janë burrë e grua, ata janë prindër edhe të një vogëlushi të ëmbël të quajtur Raiden. Në këtë ditë kaq të veçantë, Jona ka vendosur të shkëpusë disa copëza nga momentet më të bukur nga lidhja e saj me Frenklin. Moderatorja ka publikuar në ‘Instagram’ disa video duke nisur që nga hapat e parë të lidhjes dhe deri sot që i gëzohen bekimit më të madh të tyre, Raidenit. Nga videot duket se raporti mes Jonës dhe Frenklit është si ai një shoqeje dhe shoku, prandaj lidhja mes tyre është kaq e fortë.

Përkrah kujtimeve kaq të bukura me njëri-tjetrin, Jona ka bërë dhe një dedikim shumë të veçantë për bashkëshortin e saj. “Nga video e parë në videon e fundit nuk është shtuar vetëm Raiden, por edhe dashuria që kam për ty Frenkli Ymeri. Gëzuar përvjetorin shpirti im binjak”, ka shkruar Spahiu. Kujtojmë se vetëm 2 muaj pas dasmës, Jona dhe Frenkli u bekuan me një djalë dhe gjatë kësaj kohe kanë dëshmuar se janë prindër shumë të mirë. /revistawho.com