• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

John Legend mbron bashkëshorten: Ne i marrim bashkë vendimet, na fajësoni të dyve

Chrissy Teigen ka rënë shpesh pre e akuzave të ndjekësve në rrjete sociale, për mënyrën e saj të prindërimit. Siç duket kjo gjë nuk i pëlqen aspak partnerit të saj, John Legend, i cili i ka dalë për herë të parë në mbrojtje. Në një intervistë për “Romper”, këngëtari është shprehur se i vjen shumë keq që njerëzit flasin kundër Chrissy-t për disa vendime që ata të dy i marrin bashkë. “Njerëzit e kanë kritikuar Chrissy-n kur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë thënë asgjë të keqe për mua. Ne jemi të dy prindër dhe dalim të dy jashtë. Nëse ju mendoni se kjo nuk është e përshtatshme dhe së pari ju nuk duhet të mendoni se kjo nuk është e përshtatshme, nëse ju doni të fajësoni dikë, na fajësoni të dyve, jo vetëm nënën”, ka thënë Legend. Më tej ai ka treguar se ata nuk i ndajnë punët mes njëri-tjetrit dhe se të dy punojnë bashkë për më të mirën e familjes. Çifti i njohur janë prindër të dy fëmijëve, Luna 3 vjeçe dhe Miles 13 muajsh. Kujtojmë se ata të dy janë martuar në vitin 2013 dhe gjithmonë kanë treguar se kanë një lidhje shumë të fortë me njëri-tjetrin. /revistawho.com