Prej disa kohësh moderatorja e dashur e publikut shqiptar, Arbana Osmani ka zbuluar se është duke u marrë me përgatitjet e librit të saj më të fundit për gatime ‘Receta për 5 minuta’. Nga postimet e ndryshme në rrjetet sociale duket se ndjekësit kanë qenë mjaft të interesuar për botimin e tij, ndërsa nuk kanë ngurruar t’i provojnë së bashku me Arbanën të gjitha gatimet e realizuara.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Arbana ka treguar për të gjithë dhe datën e publikimit të librit, i cili do të jetë pranë njerëzve edhe gjatë panairit të librit. “Libri ‘Receta për 5 minuta’ do të dalë në 13 nëntor në Shqipëri e Kosovë dhe do të mund të blihet në të gjithë botën”, ka lajmëruar Osmani në llogarinë e saj.
Tashmë fansat e dinë se kur mund ta bëjnë të tyren librin, i cili ashtu siç ka treguar dhe vetë moderatorja do të sjellë receta të cilat do t’i vijnë në ndihmë të gjithë të apasionuarëve pas gatimit.
Arbana ka publikuar edhe foto të ndryshme të cilat do të jenë pjesë e ‘Receta për 5 minuta’, për të cilat është kujdesur deri në detaje./revistawho.com