• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jeta po vazhdon edhe për Liam Hemsworth, aktori shihet në shoqërinë e një vajze tjetër pas ndarjes nga Miley

Teksa Miley Cyrus vazhdon lidhjen me Cody Simpson, duket se dhe ish-partneri i saj, Liam Hemsworth ka vendosur të njohë njerëz të rinj. Aktori i njohur australian është fotografuar së fundmi duke shëtitur së bashku me një vajzë bionde, identiteti i të cilës nuk dihet ende, në rrugët e New York-ut.

Dyshja dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe më pas kanë vendosur të drekojnë bashkë. Këto momente nuk i kanë shpëtuar syrit të paparacëve të cilët i kanë fotografuar menjëherë.

Kujtojmë se Liam dhe Miley i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj më parë duke i befasuar të gjithë, pas një raporti i cili zgjati për 10 vite rresht. Dyshja nuk bëri të ditur asnjë arsye rreth këtij vendimi, ndërsa kërkoi dhe që ndjekësit të respektonin privatësinë e tyre./revistawho.com