• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Jeta është një dhuratë! Çdo ardhje në jetë e ka edhe një ikje!”, Sidrit Bejleri rrëfen një ngjarje të dhimbshme të jetës së tij

Një nga historitë më të forta këtë të shtunë në programin e Arbana Osmanit, ishte ajo e Fjoralbës, e cili zgjodhi studion e “Dua të të bëj të lumtur”, për t’i kërkuar mamasë së saj, Nexhmies që të mos hiqte dorë nga të jetuarit.
Prej vitesh familjes Dedej i mungonte një njeri shumë i rëndësishëm, djali i tyre Eduarti. Arbana na rrëfeu historinë e Eduartit dhe na tregoi se Nexhmija kishte kaluar shumë vështirësi që ta sillte në jetë dhe që të rriste djalin e saj. Pas shumë vitesh një aksident automobilistik i kishte marrë jetën atij.
Për të mbështetur Fjoralbën në këtë mesazh, Arbana Osmani kishte ftuar këngëtarin e dashur për shqiptarët, Sidrit Bejlerini, i cili kishte një histori të ngjashme me Nexhmijen. Ai rrëfeu i përlotur dhimbjen që kishte përjetuar kur vajza e tij, Sofia ishte larguar nga kjo jetë.
“Edhe une kam pasur gati të njëjtën humbje si ti. Ndoshta nuk jemi në të njëjtat pozita por duhet të bëhesh e fortë të jetosh për nipërit dhe mbesat e tua. Jeta është një dhuratë dhe si e tillë duhet shijuar në çdo moment. Çdo ardhje në jetë e ka edhe një ikje!, – ishte ky mesazhi që Sidrit Bejleri dha për Nexhmijen.