Jennifer Lopez, vjen si një striptiste shumë seksi në projektin më të ri kinematografik, në filmin “Hustlers”, i cili do të shfaqet në kinema më 13 shtator.
50-vjeçarja ka publikuar disa pamje mjaft të nxehta nga filmi në llogarinë e saj personale në Instagram.
“E martuar me paratë. ?? #Ramona #HustlersMovie” , -ka shkruar Lopez, duke na treguar kështu se në film ajo do të jetë Ramona.
J.Lo më herët ka treguar se ajo kishte ankth dhe stres kur pranoi të luante rolin e balerinës ekzotike, Ramona.
https://www.instagram.com/p/B1tPTHlA181/?utm_source=ig_web_copy_link
“Isha e tmerruar dhe u ndjeva mjaft e ekspozuar”, – rrëfeu Lopez për Variety pak kohë më parë, duke shtuar: “Duhet të rimarrësh përsëri fuqinë tënde. Duhet të jesh kaq e guximshme. Është një karakter i shkëlqyeshëm për tu luajtur”.
Për këtë film, këngëtarja dhe aktorja amerikano-latine është ushtruar shumë në palestër, ku madje për 10 ditë iu nënshtrua dietës keto, #nosugar #nocarb./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B1wTdRrgvMd/?utm_source=ig_web_copy_link