• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Jennifer Lopez tejkalon pritshmëritë tona, i surprizon të gjithë me dhuratën për Alex Rodriguez

Nuk mendohej se do të ishte e mundur që dikush të arrinte të dhuronte diçka më të mirë se ajo makina që  Alex Rodriguez bleu për ditëlindjen e Jennifer Lopez. Megjithatë Jennifer i ka tejkaluar pritshmëritë e të gjithëve, duke provuar se dhe ajo di si ta surprizojë partnerin e saj. Për 44-vjetorin e lindjes së Alex, artistja e njohur bleu një makinë ‘Ford Bronco’ të stilit të vjetër në ngjyrë blu. Kjo dhuratë i ka pëlqyer pafund Rodriguez, ndaj ai nuk nguroi ta falenderonte publikisht të fejuarën e tij.

“Faleminderit Jennifer Lopez për dhuratën më të mirë”, shkruajti Alex në një postim të bërë në ‘Instastory’. Gjatë ditëlindjes së saj JLo zbuloi se po ngiste për herë të parë një makinë, ndërsa tani që Alex mori dhuratë një të re me siguri këngëtarja e njohur do të kalojë sërish në pozicionin e pasagjerit. Jennifer dhe Alex kanë vetëm 2 vite si të dashuruar me njëri-tjetrin, por na kanë provuar shumë herë se nuk ka dyshe më perfekte se ta. /revistawho.com