Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa është shfaqur përkrahë të dashurit të saj Casper Smart në eventin e Olivier Roustyeing & Beats. Këngëtarja 46-vjeçare dukej tepër sensuale e veshur me një fustan të zi mbrëmjen e së premtes ndërkohë që është fotografuar në festën e modës të organizuar në Los Angeles, transmeton “Express”. Pjesë e eventit ishin dhe personazhe të tjerë të njohur si Justin Timberlake, modelja Cara Delevingne dhe familja Kardashian.