Reperi Drake, 30 vjeç dhe Jennifer Lopez, 47, janë padyshim Romeo dhe Julieta e kohëve moderne. Drake po i premton shumë Jennifer-it këto ditë, por nga ana tjetër ajo po tregohet shumë skeptike. Hollywood Life ka publikuar ditën e sotme premtimin që Drake i ka bërë Jennifer-it. Ai i ka premtuar asaj se do bëjë të pamundurën që marrëdhënia e tyre të funksionojë. Jennifer ka të drejtë që po tregohet skeptike sepse vetëm disa javë më parë Drake deklaroi dashurinë për Rihanna-n në VMA. Shpresojmë që J.Lo mos të jetë thjesht e dashura e rradhës e Drake, por reperi të mbajë premtimin.