• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Jennifer Aniston nis një lidhje të re? Aktorja fotografohet shumë pranë një burri misterioz

Pas ndarjes nga Justin Theroux, Jennifer Aniston ka qëndruar e vetme si një grua beqare. Por së fundmi aktorja 50-vjeçare ka ngritur dyshimet për një lidhje të re, pasi është fotografuar në prani të mashkulli misterioz. Është mësuar se mbrëmjen e djeshme ajo ka darkuar me disa miq të saj dhe pasi është ndarë me ta është parë duke u përqafuar me burrin në fjalë. Në fotot e publikuara ai shihej duke përqafuar Aniston, ndërkohë që aktorja i dhuronte një puthje në faqe.

Ende nuk dihet se kush mund të jetë ky person, por duket se mes tij dhe Jennifer ka një lidhje të ngushtë. Megjithatë pak muaj më parë aktorja tha se historitë e dashurisë nuk janë më një prioritet në jetën e saj, ndaj nuk mund të thuhet nëse ajo ka nisur një marrëdhënie të re. Jennifer ka qenë mjaft e angazhuar kohët e fundit me xhirimet e filmit më të ri “Murder Mistery”, i cili rezultoi një sukses i vërtetë pas publikimit të tij në muajin qershor. /revistawho.com