Pak ditë më parë Jennifer Aniston ju bashkua rrjetit më të madh për shpërndarjen e fotove ‘Instagram’. Brenda pak orësh Jennifer arriti me miliona ndjekës dhe fotoja e saj me kolegët e serialit “Friends” u pëlqye shumë. Jennifer kishte treguar më herët se ajo nuk i pëlqente rrjetet sociale, ndaj qëndronte larg tyre, por mesa duket kjo nuk është e vërtetë. Aktorja ka zbuluar së fundmi se ka pasur një llogari sekrete në ‘Instagram’ me të cilën ndiqte të tjerët. “Ishte një llogari që e përdorja për të parë çfarë bënin të tjerët. Kur po mendoja se çfarë po bëja, kuptova se kishte ardhur koha që të kuptoja botën dhe të zhysja gishtin tim në pishinën e mediave sociale”, ka thënë aktorja në emisionin e Jimmy Kimmel. Moderatori shtoi se Jennifer ka arritur 1 milion ndjekës më shpejt se Princ Harry dhe Meghan Markle, duke thyer kështu një rekord. Madje për disa orë faqja e saj nuk mund të ndiqej, për shkak të një fluksi të madh njerëzish që i bënin “follow” çdo sekond. Aniston ka treguar se shumë persona insistonin që ajo të krijonte një llogari të vërtetë dhe pasi u lodh nga fjalët e tyre vendosi ta bënte realitet këtë gjë. /revistawho.com