• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Jam krenare për veten”, emri i Bleonës krahas dy artisteve të njohura të ‘Hollywood’

Bleona Qereti po korr sukses në karrierën e saj si këngëtare në Amerikë dhe kjo gjë nuk ka nevojë për fjalë. Ditën e sotme, këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj një fakt që e ka lumturuar shumë dhe që e ka bërë akoma dhe më shumë krenare për veten. “Nuk mund të isha më shumë krenare për veten ku kërkova në ‘Google’ ‘Billboard Dance Charts’ dhe emri im doli pranë Diana Ross dhe Kelly Clarkson”, ka shkruar Bleona në një foto në ‘Instastory’. Më pas ajo publikoi dhe një foto ku demostroi më së miri atë që kishte shkruar.

“Monster” vazhdon të jetë pjesë e klasifikimit në listat e “Billboard” dhe duket se tani zë vendin e 30. Fansat e kanë përgëzuar këngëtaren shqiptare për arritjen e saj dhe janë po aq të gëzuar sa dhe vetë Bleona. Përveç muzikës Bleonën do ta shohim në disa projekte si aktore, ndër to dhe filmi më i ri i Bes Kallakut, “Falco”./revistawho.com