Ndonëse nuk është shqiptare, është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Aktorja Sarah Khan apo Sadna (roli në telenovelën Bidaai), ka publikuar një foto në Instagram e rrethuar nga lule dhe çokollata, dhuratë nga motra e saj.
“Si do të ishte jeta ime pa një motër jam shumë e lumtur që të kam”, shkruan aktorja indiane në hashtagun e kësaj fotoje.