Fanellat e Kombëtares së Shqipërisë do të dalin në shitje prej ditës së enjte, transmeton transmeton Supersport.al.
Përveç bluzave për tifozët meshkuj, sponsori teknik i Kombëtares ka menduar që të prodhojë uniforma edhe për tifozet femra dhe fëmijët.
Detajet janë ato që spikatin në uniformën e personalizuar, e cila do të përdoret ekskluzivisht për pjesëmarrjen e Shqipërisë në evenimentin në Francë.
Nga dizajni me shpiponjë në pjesën e përparme, të jaka ku janë shkruar vargjet e Naim Frashërit, “Ti Shqipëri më jep nder”.