Morena Taraku ka qenë pjesë e mediave rozë për faktin se është fotografuar me një unazë në gisht e më pas është thënë se ajo është fejuar. Mirëpo, e vërteta qëndron ndryshe. Në një prononcim për parrotlla, Morena ka thënë se nuk është fejuar por mban një unazë në gisht e cila ka një gurë të çmuar. Gjithashtu, Morena ka thënë se kjo nuk është hera e parë që e mban këtë unazë dhe shpesh është fotografuar me të.