• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ja cili ishte reagimi i Beyonce kur Kanye ndërpreu fjalimin e Taylor Swift në ‘VMA’

Kanë kaluar plot 10 vite që kur Kanye West ndëpreu fjalimin e Taylor Swift për të nderuar Beyonce. Ky veprim në atë u kritikua shumë nga VIP-at, madje edhe nga vetë Barack Obama, por askush nuk e di me siguri. Sipas raportimeve të “Cosmopolitan” ky veprim i reperit ka bërë edhe Beyonce edhe Taylor të qajë. Këngëtarë të tjerë, si përshembull Pink, iu kthyen keq Kanye-s duke qenë se prishi një nga momentet më të bukura të Taylor, pranimin e një çmimi. Për ata që nuk e dinë se çfarë ka ndodhur, West u ngjit në skenë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të “VMA” në momentin kur Taylor Swift sapo fitoi një çmim dhe po bënte fjalimin e pranimit. Ai ndërpreu gjithçka dhe u shpreh se videoja “Single Ladies” e Beyonce ishte më e mira nga të gjitha. Që nga ky moment, lidhjet e Taylor me Kanye dhe Kim nuk kanë qenë aspak paqësore./revistawho.com