Ajo bën një jetë vanitoze tashmë, por ajo nuk ka qenë fort e lehtë në fëmijërinë e saj. Në Zonë e Lirë Bleona Qereti, ka treguar një moment dramatik nga jeta e saj.
“Momenti më i tmerrshëm i jetës sime ishte periudha kur babanë tim kur e hoqën tim atë nga puna. Ai u detyrua të shiste në treg ilaç rrobash, të cilat nuk i shiti kurrë dhe ato mbetën në dhomën time. Pasi kam fjetur 6 muaj me këto detergjentë i shita vetë këto produkte, në dyqanin e babit të shoqes sime Elona. Pas atij momenti i thashë nënës sime mami i shita ilaçët, tani mi zhduk nga dhoma se dua lirinë time”, ka thënë Bleona.