E ftuar në emisionin NIN, Dhurata Dora ka pohuar simpatinë e saj për këngëtaren kosovare, Adelina Ismaili.
Ajo është përgjigjur se që e vogël ka adhuruar Adelina Ismailin duke shtuar se ajo mbetet këngëtarja më e mirë shqiptare, ndërsa nga meshkujt ka vlerësuar Sabri Fejzullahun.
Dhurata tregon se i është realizuar ëndrra madje ajo ka mbajtur edhe një koncert me divën shqiptare, Adelina Ismailin.