- Jeni të predispozuar të keni probleme shëndetsore. Kosumi i lartë i ujit ndikon shumë pozitivisht në organe tona jetike, si përshembull ai lufton gurin në veshka, kancerin në zorrën e trashë si dhe problemet me zemrën.
- Nuk ka ujë, nuk ka metabolizëm të mirë. Në bazë të studimeve, uji ndikon shumë në metabolizmin e njeriut. Ai e bën trupin të jetë sa më i hidratuar.
- Ju mund të hani më shumë. Sipas studimit të 45 të rriturëve u arrit në përfundimin se nëse ju pini 2 gota ujë para çdo vaktit, ndihmon në uljen e kalorive të ushqimit që po kosumoni. Kështu që ju mund të hani më tepër pa pasur frikën e kalorive të tepërta.
- Ju duket vetja më e rrudhur. Kosumi i ujit ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, ju bën të dukeni më e re dhe mbush linjat në të cilat ju keni rrudha.
- Ndikon në gjëndjen emocionale. Gjatë studimit të bërë, ku në analizë u morrën meshkuj dhe femra, iu këekua të bënin ushtrime fizike si palestër për 60-70 minuta pa konsuar mjaftueshëm ujë. Rezultatet ishin të pritshme, ndiheshin të lodhur, të depresionuar, të tensionuar. Kështu që duhet të konsumoni ujë mjatueshëm para çdo aktiviteti fizik.