Era Rusi e ka një shok, i cili si ajo nuk është dhe aq mirë në matematikë. Kujtojmë që disa ditë më parë gjatë transmetimit të programit “Your Face Sounds Familiar” Rusi nuk i është përgjigjur pyetjes së prezantueses Alketa Vejsiu sesa bëjnë 700+800 duke se nuk është edhe aq mirë në matematikë. Diçka e tillë ka ndodhur edhe me këngëtarin Erik Lloshi, i cili gjatë një interviste me moderatoren e emisionit “Vizioni i Pasdites”, Orinda Huta, nuk ka gjetur dot sesa bënin 6 shumëzim për shtatë. “Nuk kam patur marrëdhënien mirë me letërsinë dhe matematikën në lice. Me matematikën nuk i kam patur unë marrëdhëniet mirë jo se mësuesja kaq qenë e rreptë. Ne kemi bërë vetëm një vit matematikë në lice. Shumë njerëz thonë që ju nuk dini as tabelën e shumëzimit por në fakt e dimë”,-vijon Eriku. Ndërkohë Huta e ka pyetur: “Në rregull, sa bëjnë 6 shumëzim 7?” këngëtari nuk është përgjigjur duke mos e ditur sesa bëjnë, pas të qeshurave së bashku ai i tha moderatores se e kishte kapur mat.