• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Who Serial

Vrasje të vogla/ Zbulohet kush i mori jetën vërtet Edipin, ja ç’do ndodhë nesër

Tajlan i dërgon Serhanit foton e Ojas me Kerimin. Serhan çmendet kur sheh foton dhe shkon me vrap tek Oja. Ai i kërkon Ojas llogari teksa pacientët e saj e dëgjojnë. Oja nxehet me Serhanin. Ai vendos mos ta tërheqë çështjen dhe i thotë se Denizi do mbajë mbiemrin e tij. Oja shpërthen në të qara pasi Serhan largohet. Emre i tregon Ojas se e ka gjetur vrasësin e Edipit. Oja nuk arrin ta mësojë kush është vrasësi pasi Emre largohet pa i treguar. Serhan arrin të fitojë gjyqin dhe Deniz merr mbiemrin e tij. Betyl shpërndan ftesa në Sarmashëk dhe të gjithë mësojnë se bebi i Ojas është i Serhanit. Ojas i bëjnë përshtypje shikimet e njerëzve të cilët bisedojnë për lidhjen e saj të fshehtë me Serhanin. Nilaj vendos t’i kërkojë ndihmë të ëmës por Arzu është shumë e zënë dhe nuk e dëgjon. Nilaj dhe shoku i saj vendosin të vjedhin pamjet e kamerave në shkollë. Burxhu kërcënon Pelinin të largohet nga Sarmashëku ose do i tregojë Tajlanit bisedën e saj me Emren. Oja shkon në shtëpinë e Emres për të mësuar kush është vrasësi i Edipit. Oja tronditet kur sheh shandanin. Emre i tregon se shandanin ua ka bërë dhuratë Merve. Oja i tregon Emres se me shandanin është goditur Edipi. Oja shkon në komisariat duke qarë dhe i jep komisarit shandanin. Ajo mendon se vrasjen e ka kryer Merve. Emre i tregon Kerimit se e ka gjetur vrasësin. Pas shumë lojërave zbulohet se vrasjen e ka kryer Arzu. Atë nuk e zë gjumi prej maktheve. Arzu kujton momentin kur i ka gjuajtur me shandan Edipit./revistawho.com