• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Vrasje të vogla/ Oja mëson se Edipin e ka vrarë Arzu, ja ç’do ndodhë nesër

Burxhu i kërkon Emres të martohen dhe të bëjnë fëmijë. Emre i vë kusht Burxhus të bëhet mikeshë me Pelinin. Arzu pyet Tajlanin nëse do e kallëzojë në polici. Tajlan i frikësuar i betohet që nuk do e bënte një gjë të tillë. Arzu kërcënon Tajlanin se do e largojë nga jeta. Ajo i gjuan me shkopin e golfit dhe tenton ta hedhë në greminë. Emre shpëton Tajlanin. Komisari merr në pyetje Serhanin. Serhan i thotë se është i sigurt që nuk e ka bërë Merve këtë veprim. Tajlan i ankohet Mehmetit për Arzun dhe i tregon se tentoi ta dëmtonte. Nilaj dhe shoku i saj futen fshehtas në dhomën e kamerave të shkollës dhe tentojnë të marrin pamjet. Roja i kap mat. Nilaj dënohet të qëndojë larg shkollës. Nilaj i thotë Mehmetit se ajo u përpoq t’i tregonte atij dhe Arzus por ata nuk e dëgjuan. Oja e fton Tajlanin të pinë diçka në mënyrë që të zbulojë kush e ka vrarë Edipin. Oja dhe Tajlan kujtojnë të shkuarën. Oja e pyet vazhdimisht Tajlanin për Edipin dhe e deh atë. Tajlan i dehur i tregon Ojas se Edipin e ka larguar nga jeta Arzu. Oja e regjistron bisedën me Tajlanin dhe tronditet kur mëson të vërtetën./revistawho.com