• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Ishte shumë e mirë”, Spartak Ngjela rrëfen komplimentin më të bukur që i ka bërë një stjuardese në avion

Spartak Ngjela ka qenë këtë javë i ftuar në emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun ku gjatë intervistës ka treguar sesa shumë e vlerëson bukurinë e një femre dhe sidomos hijeshinë. Ngjela është pyetur se cili është komplimenti më i bukur që i ka thënë ndonjëherë një femre dhe ai ka treguar se komplimentin më të bukur ia ka bërë një stjuardese.

“Nuk mbaj mend që të kisha ndonjë vështrim me të, por ishte shumë e mirë. Në këtë momente mbase na dëgjon ajo, se nuk e njoh dhe me këtë mund të vij dhe mund ta njoh. Pasi u sistemuam, kaluan 10-15 minuta dhe një turbulencë e tmerrshme. Kur mbaroi turbulenca do ngriheshim që do kalonim, por unë isha në vend të parë. Ajo po më jepte valixhen. I thashë: “Dëgjo, të të them një gjë. Kur fillloi turbulenca e varrit që u trembën të gjithë desh erdha tek ty. Pse më tha. Do ishte shumë e bukur rruga drejt vdekjes”, ka treguar avokati i njohur Spartak Ngjela.

Ndër të tjera avokati i njohur tregoi dhe se çfarë e tërheq tek një femër, duke pohuar se pa bukuri fizike nuk i afrohet askujt./revistawho.com

CLOSE
CLOSE