• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ish-partneri i Khloe Kardashian shpall papritur fejesën: Ajo është e duhura

Ylli i ‘NBA’, Lamar Odom, ka shpallur papritur fejesën me të dashurën e tij, Sabrina Parr. “Ju prezantoj me të fejuarën time. Shumë shpejt znj. Parr-Odom. Ajo është e duhura”, shkruan basketbollisti në foton ku shfaqet me partneren, duke i surprizuar kështu të gjithë. Në foto bie në sy po ashtu edhe unaza gjigande me diamant, të cilën vetë Sabrina nuk ka hezituar ta publikojë. “Unë thashë po”, shkruan ajo. Dyshja e bëri të ditur marrëdhënien e tyre në gusht e me sa duket nuk kanë dëshiruar të presin më, pasi Lamar e ka quajtur këtë lidhjen më serioze që ka patur ndonjëherë. Kujtojmë se ai ka qenë i martuar me Khloe Kardashian. Ata u martuan në 2009 dhe në 2013 vendosën të divorcoheshin, megjithatë flitet se dyshja ka raporte mjaft të mira. Madje Khloe e ka uruar personalisht Lamar kur ai publikoi librin e tij “Darkness to light”.

CLOSE
CLOSE