• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ish-partneri i Khloe Kardashian pendohet për veprimet e tij gjatë martesës: Do doja të isha treguar më burrë

Kanë kaluar pothuajse 5 vjet që kur Khloe Kardashian dhe Lamar Odom i dhanë fund martesës së tyre, megjithatë duket se basketbollistin vazhdon ta ndjekë ndjenja e fajit për tradhtinë ndaj saj. “Do doja të isha treguar më burrë”, është shprehur Lamar gjatë një interviste për ‘People’. Ai foli gjithashtu për varësinë ndaj substancave të dëmshme dhe se si ndjenja e fajit vazhdon ta ndjekë. “Më bezdis ende sot e kësaj dite, por pendesa është një ndjenjë që duhet të mësohemi të jetojmë me të”, vazhdon ai. Përfaqësuesit e Khloe nuk i janë përgjigjur revistës për një reagim ndaj këtyre deklaratave, megjithatë kujtojmë se Khloe dhe Lamar vazhdojnë të kenë komunikim me njëri-tjetrin dhe në raste të vështira kanë qenë gjithmonë mbështetës./revistawho.com