• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ish-këngëtari i grupit ‘One Direction’ habit fansat, pozon pa rroba në trup

Liam Payne është një nga ish-këngëtarët e grupit ‘One Direction’, i cili vazhdon karrierën e tij solo. Së fundmi, Liam ka habitur të gjithë fansat e tij me një foto ku shfaqet pa asnjë rrobë në trup, i ulur në një karrige që shkruan emrin e mikut të tij, ‘Mert’. Fotoja është publikuar nga ky i fundit në llogarinë e tij në ‘Instagram’ dhe siç mund ta mendoni, komentet më së shumti kanë qenë nga fanset e tij vajza. Disa të tjera kanë reaguar nëpërmjet ‘Twitter-it’, duke krahasuar këtë foto të Liam me një foto pothuajse të njëjtë të modeles të njohur, Kate Moss. Përveç muzikës, këngëtari duket se ka filluar të zbulojë talentin e tij edhe në lidhje me modelingun. Kjo foto është pjesë e një projekti të ri që pritet të publikohet së shpejti, por duke mos ditur më shumë detaje, na mbetet vetëm të presim në ditët në vazhdim./revistawho.com

View this post on Instagram

get of my chair @liampayne 😀 #berlin #comingsoon

A post shared by Mert Alas (@mertalas) on