• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ish i fejuari i Paris Hilton thyen heshtjen: Vazhdojmë ende ta duam njëri-tjetrin

Paris Hilton dhe Chris Zylka i dhanë fund fejesës së tyre pak kohë më parë. Lajmet bënë bujë dhe sipas Paris, ishte ajo që vendosi të ndahej. ‘Hollywoodlife’ ka kontaktuar me 33-vjeçarin për të dëgjuar anën e tij të historisë. “Më e rëndësishmja për mua është që ajo ndihet mirë”, tha Chris. “Ne vazhdojmë të mbajmë kontakte sa më shumë të mundemi, pasi të dy jemi të zënë duke punuar. E ndjej që ende vazhdojmë ta duam njëri-tjetrin deri në vdekje, por thjesht nuk ishte koha e duhur. Gjërat ose do funksionojnë, ose jo, por ne kemi qenë miq të ngushtë për 3 vjet dhe kjo nuk ka për të ndryshuar kurrë”, shtoi ai. Momentalisht, si Paris dhe Chris, janë të fokusuar në karrierën e tyre, por duket se mund të kemi një ribashkim, sigurisht nëse të dy bien dakord./revistawho.com

CLOSE
CLOSE