• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ish-banorja e ‘Big Brother Albania’ konfirmon lidhjen, zbulon detaje të reja rreth jetës personale

Xheni Mhillaj ka qenë prej kohësh një nga ish-banoret më të komentuara të “Big Brother Albania”, qoftë gjatë konkurimit, por dhe pas daljes. Lidhja e saj me Bernard Dedjan zgjati edhe pak kohë pasi dolën nga shtëpia më e madhe në Shqipëri, por dyshja i dhanë fund për arsye që nuk u bënë publike. Kohët e fundit, fansat dyshonin se Xheni ishte në një lidhje të re, madje po shpresonin për një ribashkim të mundshëm me Bernardin, por vetë ajo nuk kishte folur asnjëherë mbi këtë temë. Gjatë pyetjeve dhe përgjigjeve me fansat në “Instastory”, Xheni ka zbuluar se është e vërtetë që është në një lidhje dhe se fatlumi është një djalë shqiptar, por asnjë detaj më tepër nuk është bërë publik. Ajo ka dashur gjithmonë ka mbajë larg mediave lidhjen e saj dhe deri tani ia ka arritur, megjithatë fansat vazhdojnë të jenë kuriozë për të ditur më shumë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE