• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Irma Libohova flet për bashkëshortin e ndjerë: Do të jemi gjithmonë bashkë

Ditën e sotme këngëtarja Irma Libohova ka qenë e ftuara e radhës në emisionin ‘Rudina’. Ka rreth 50 vite në skenë dhe ja ka arritur që të renditet në çdo kohë ndër këngëtaret më të preferuarat të publikut. Çdo brez di të paktën një këngë të Irmës dhe sigurisht që e gjithë merita është e saj, për talentin dhe pasionin për muzikën. Irma ka rrëfyer se artistikisht ndihet e plotësuar dhe nuk ka asnjë pishman.

Ajo ka shtuar se gjatë këtyre viteve mund të ketë bërë ndonjë gabim në përzgjedhjen e këngëve apo të veshjeve, por asnjëherë në raportet njerëzore. Irma nuk ka ngurruar të flasë edhe për jetën e saj private, që vitin e fundit ka qenë e mbushur me shumë momente të hidhura dhe të lumtura në të njëjtën kohë. E emocionuar dhe e përlotur ajo ka kujtuar se tre ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, mësoi se do të bëhej gjyshe. Pavarësisht se dhimbja për bashkëshortin është e madhe, Irma ka rrëfyer se mbesa, Lulja, është një mrekulli dhe lumturi e shtuar në jetën e saj. Këngëtarja ka shtuar se tashmë është vetëm, por jo e vetmuar dhe tha se pavarësisht se njeriu i saj i zemrës mungon, ai do të jetë gjithmonë me të. /revistawho.com