• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Irina Shayk njësoj si gjithë të tjerat, pranon hapur se kanë filluar t’i shfaqen shenjat e plakjes

Irina Shayk cilësohet si një nga më të bukurat në mbarë botën, por Si çdokush tjetër as ajo nuk mundet t’i shmangë shenjat e plakjes. Së fundmi në një intervistë për “Harper’s Bazaar” modelja ka folur hapur në lidhje me këtë çështje. “Unë do të kem rrudha dhe unë kam rrudha. Thjesht duhet ta pranosh idenë e plakjes në çdo stad dhe ta festosh. Në jetë duhet t’i lëmë gjërat të kalojnë dhe të kuptojmë se është një proces njerëzore të mos jesh perfekt”, është shprehur Shayk. Ajo ka treguar se as nuk është e interesuar për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale, megjithatë nuk është kundër atyre që e përdorin këtë metodë. “Nëse dikush do të bëjë injektime në buzë sepse ndjehen keq, Zoti i bekoftë! Unë nuk gjykoja asnjë. Unë gjithmonë e promovoj bukurinë natyrale, sepse mendoj se ne jetojmë në këtë botën perfekte ku çdokush do të jetë perfekt. Por unë nuk jam perfekte. Perfeksioni nuk ekziston”, ka thënë modelja. Irina Shayk është 33 vjeçe dhe nuk e ka pasur asnjëherë problem të flasë hapur për veten e saj. Kujtojmë se pak muaj më parë modelja ruse i dha fund marrëdhënies së saj me Bradley Cooper, me të cilin ka dhe një vajzë. /revistawho.com