• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Irina Shayk më në formë se kurrë, fotografohet rrugëve të New York krah vogëlushes së saj

 

Modelja e njohur, Irina Shayk është fotografuar së fundmi duke shëtitur nëpër rrugët e ‘New York’ së bashku me vajzën e saj të vogël, Lea De Seine Shayk Cooper. 33-vjeçarja kishte veshur një palë pantallona ngjyrë gri, këpucë të zeza dhe një pallto ngjyrë jeshile, ndërsa e vogla ishte e veshur thjeshtë dhe me një xhup ngjyrë të zi. Vajzat dukeshin mjaft të lumtura teksa kanë kaluar një pjesë të kohës së lirë së bashku. Më parë Lea është fotografuar duke kaluar kohë edhe me babain e saj, regjisorin Bradley Cooper, i cili nuk ka ngurruar ta përkëdhelë edhe publikisht vajzën.
Kujtojmë se Irina dhe Bradley i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa muaj më parë, ndonëse kanë vendosur të ruajnë një raport të mirë edhe pas këtij momenti delikat për hir të vajzës së tyre./revistawho.com