• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Inspiruar nga yjet me famë botërore, Armina Mevlani risjell fustanin e famshëm

Armina Mevlani është një nga blogger-et më të njohura në Shqipëri që vazhdimisht sjell trendet më të reja në vendin tonë. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ku ka ekspozuar linjat e saj trupore, veshur me një nga fustanet më të njohur të publikut, kjo për shkak se prej kohësh është ndër të preferuarit e VIP-ave të huaj dhe shqiptarë. Bëhet fjalë për fustanin e shkurtër dhe shumë të hapur në ngjyrë gri, i firmës ‘Versace’, i cili fillimisht është veshur nga Paris Hilton në ditëlindjen e saj të 21-të, më pas nga Kendall Jenner, Kim Kardashian, Niki Hilton, etj, ndërsa përsa i përket VIP-ave shqiptarë, kujtojmë Lori Hoxhën dhe Kidën. Për t’u rikthyer tek Armina, blogger-ja duket se ka kombinuar ngjyrat e fustanit dhe me ambientin rreth saj, pasi ajo që tërheq vëmendjen është ngjyra e theksuar kafe. Armina ka bllokuar të gjitha komentet në këtë postim, por me siguri të gjithë fansat e saj kanë mbetur të habitur nga pamja provokuese e blogger-es në këtë foto./revistawho.com

View this post on Instagram

Life On Mars

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on