• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Infrastruktura moderne dhe pagesat e tarifës me këste, mbështetje për studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

studiosh në Universitetin Mesdhetar do të thotë t’i bësh vitet e tua të shkollës së lartë një eksperiencë unike. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një proces mësimor të një niveli të lartë. Salla mësimore moderne, laboratorë mësimorë të pajisur me teknologji të avancuar, bibliotekë të pasur, ambiente të përshtatshme për aktivitete promovuese janë  një nga pikat më të forta të Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë. Tarifat e studimit mbeten ndër më të përballueshmet në tregun e arsimit të lartëprivat, çka u mundëson studentëve të mos sforcohen për të paguar studimet e tyre. Gjithashtu studentëve u  jepet mundësia e pagesave me këste të tarifave përgjatë vitit akademik. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ofron aktualisht 29 programe studimi në 3 fakultete: Drejtësi, Ekonomi, Shkenca Psikosociale. Këtë vit akademik Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë do të pranojë 2400 studentë të rinj. Për t’u pranuar në njërin nga këto programe, çdo maturant duhet të regjistrohet fillimisht në protalin e maturës dhe të zgjedhë Universitetin Mesdhetar si një nga 10 preferencat e tij për në Universitet në datë 31 korrik deri më 5 gusht. /revistawho.com