• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Indianët mërziten me “Beyonce dhe Coldplay”

“Hymn for the weekend” është hiti më i ri i publikuar nga Beyonce dhe Coldplay i cili ka shkaktuar jo pak reagime në Indi, në vendxhirimin e videoklipit.

“Pse nuk e kuptojnë të huajt se India e vitit 2016 nuk është më kjo?! India ka njerëz të rinj, të edukuar, me ndikim dhe të paraqitshëm gjithashtu!”, shkroi në “Twitter” një gazetar i mirënjohur vendas.

Në mediat online, indianët madje thone se Beyonce ka përvetësuar kulturën e tyre. Në videoklip ajo  luan rolin e një ylli të Bollywoodit indian.

Por, për pjesën tjetër të botës, bashkëpunimi ashtu sikurse ka edhe titullin, duket se është kthyer në një “himn” të këtyre ditëve që pas publikimit. Ajo numëron 27 milionë klikime dhe vlerësime të shumta nga fansat e Beyonce dhe Coldplay.

 

/Topalbaniaradio