• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Incidenti i sotëm ishte i shëmtuar dhe mjaft i ulët”, Klea Huta tregon si u ndje pasi i vodhën adresën

Paraditen e sotme, moderatorja e njohur, Klea Huta humbi aksesin në llogarinë e saj në ‘Facebook’ pasi faqja e saj ishte vjedhur. Menjëherë pas këtij momenti ajo kërkoi ndihmën e të gjithëve për të rifituar sërish adresën e saj dhe tregoi se ndihej shumë keq.

Ndërsa pak më parë Huta i ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ se tashmë e ka rrimarë llogarinë.

“Miq dhe ndjekës, incidenti i sotëm ishte i shëmtuar dhe mjaft i ulët. Unë personalisht ndihem shumë keq nga kjo që ndodhi dhe u deshën 10 orë luftë, që të mund të kisha sërish akses në profilin tim. Deri tani besojmë që jemi në rregull. Shpresoj të kem mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar Klea krah postimit të fundit në ‘Instastory’.

Me siguri fansat i kanë treguar mbështetjen e tyre edhe në mesazhe në këtë moment delikat, megjithatë moderatorja nuk hezitoi të tregojë sërish keqardhjen e një incidenti të tillë./revistawho.com