• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Imagjino të dalësh me një ligë sportistësh për t’u bërë e famshme”, motra e Simmons i kundërvihet ashpër Kendall Jenner

Motra e Ben Simmons, ish-të dashurit të modeles Kendall Jenner ka vendosur t’i kundërvihet publikisht 23-vjeçares në ‘Twitter’. “Nuk do doja asnjëherë të bëhesha e njohur për publikun duke dalë me sportistë. Imagjinoni të mundoheshe me një ligë të tërë. Jo thjeshtë një skuadër, por një ligë të tërë”, ka shkruar Liv Simmons në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë lidhur me këtë status, megjithatë vetë Kendall ka preferuar të mos i përgjigjet në asnjë lloj forme. Një burim i afërt me Jenner ka treguar për ‘Hollywoodlife’ se modelja ka zgjedhur ta injorojë Simmons dhe postimet e saj sepse çfarë mendojnë të tjerët për të është e parëndësishme.

Kujtojmë se Kendall ka dalë më disa sportistë të ndryshëm nga skuadra e basketbollistëve të NBA, ndaj kjo ka qenë arsyeja pse ajo ka qenë në qendër të vëmendjes herë pas here./revistawho.com