• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

I vuri flakën shtëpisë, Elita Rudi rrëfen ngjarjen që nisi nga një tekë

Elita Rudi ka qenë natën e sotme e ftuar në programin për fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’. Ajo i është përgjigjur pyetjeve pikante, midis të cilave ka treguar dhe një ndodhi tepër të veçantë nga fëmijëria e saj. Rudi ka zbuluar se kur ka qenë e vogël, i ka vënë flakën dhomës së saj nga shkaku se nuk i pëlqente më një arush.

“Unë nuk e dija që e dogja të gjithë dhomën. Gjithçka nisi nga arushi që unë nuk e pëlqeja më. Vendosa që t’i vë flakën dhe pastaj e futa në dollap. Mami nëpër shtëpi ndiente një erë të djegur, por nuk ma mori mendja se ishte arushi. Sapo hyri babi pastaj në shtëpi, edhe ai tha: “Diçka po vjen erë e djegur”. Aty shpërtheu flaka dhe iku dhoma ime”, tregoi 25-vjeçarja.

Ndër të tjera ajo u surprizua edhe nga partneri i saj Gjiko, i cili vendosi t’i dhurojë një tjetër unazë moderatores duke i kërkuar që të jenë bashkë derisa të plaken.

Kujtojmë se Elita dhe Gjiko kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë disa muaj më parë, periudhë gjatë të cilës bukuroshja ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE