• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

I thonë se është plakur, këngëtarja shqiptare ju përgjigjet me një mesazh dhe foto veshur me të brendshme

Bebe Rexha ka dalë gjithmonë hapur në mbrojtje të të drejtave të grave dhe vajzave, e këtë gjë përpiqet ta shprehë në çdo postim të saj në rrjete sociale. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka rrëfyer shpesh se rrugëtimi i saj në muzikë nuk ka qenë i lehtë për shkak të paragjykimeve dhe duket se të tilla gjëra vazhdojnë të ekzistojnë për të. Së fundmi ajo ka treguar se dikush nga producentët e muzikës i ka kërkuar të mos publikojë më foto provokuese në ‘Instagram’, sepse sipas tij është e plakur dhe nuk duket bukur. Bebe ka vendosur që t’i përgjigjet personit në fjalë publikisht me një foto në të cilën shfaqet e veshur vetëm me të brendshme. Përveç fotos ajo ka lënë dhe një mesazh të fortë.

View this post on Instagram

I recently had a MALE music executive tell me that I was getting too old and that my brand was “confusing.” Because… I’m a songwriter and I post sexy pics on my Instagram and that’s not what female songwriters are suppose to do, especially for my age. I’m 29. I’m fed up with being put in a box. I make my own rules. I’m tired of women getting labeled as “hags” when they get old and guys get labeled as sexy with age. Anyways, I’m turning 30 on August 30 and you know what, I’m not running away from it. I’m not gonna lie about my age or sing songs that I feel will sell better because they sound “younger.” I’m gonna celebrate my age because you know what, I’m wiser, I’m stronger and TRUST ME I’m a much better lover than I was 10 years ago.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

“Së fundmi një producent muzike mashkull më tha se po plakesha dhe se imazhi im është shumë konfuz. Sepse… unë jam një kantautore dhe postoj foto provokuese në ‘Instagram-in’ tim dhe se kantautoret femra nuk duhet ta bëjnë këtë gjë, sidomos ato të moshës sime. Unë jam 29. Jam e ngopur me të jetuarit brenda një kutie. Unë i vendos vetë rregullat e mia. Jam e lodhur nga të etiketuari e grave si ‘plaka të këqija’ kur plaken dhe djemtë të etiketohen si të bukur me kalimin e moshës. Gjithsesi, unë do të bëj 30 vjeçe në 30 gusht dhe e dini çfarë? Unë nuk do t’ja mbath prej saj. Nuk do të gënjejë për moshën time apo nuk do të këndoj këngë që e ndjej se do të shiten më shumë, sepse ato tingëllojnë si më të reja. Unë do të festoj për moshën time, sepse e dini çfarë? Jam më e zgjuar, më e fortë dhe më besoni jam një e dashur më e mirë se ç’kam qenë 10 vite më parë”, ka shkruar Bebe në postimin e saj. Menjëherë pas këtyre fjalëve Rexha ka marrë mbështetjen e shumë artisteve të tjera, të cilat thonë se ju ka ndodhur pothuajse e njëjta gjë, por nuk do t’i lejojnë të tjerët të vendosin për to. /revistawho.com