• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

I thanë të mos publikonte më foto me bashkëshorten, Justin Bieber i kthehet keq fansit

Justin Bieber është shumë aktiv në rrjete sociale dhe publikon shpeshherë foto private së bashku me bashkëshorten e tij, Hailey Baldwin. Disa nga fansat e tij e vlerësojnë këtë veprim dhe mendojnë se Justin tregohet shumë i mirë me Hailey-n, por disa të tjerë nuk e ‘durojnë’ dot. Së fundmi, ai ka publikuar një foto të modeles pa tualet me disa ‘emoji’ me fytyra me zemra, ndërsa në komente një fans i ka thënë të mos publikojë më foto të Hailey nëse vërtetë është i dashuruar. Ky koment nuk i ka pëlqyer shumë Justin-it dhe ia ka kthyer duke i shkruar: “Të vlerësosh bashkëshorten tënde publikisht është një veprim shumë i respektueshëm. Nuk po forcoj ndonjë person, ti më ndjek mua. Nuk duhet të bëj këngë për dashurinë që kam për gruan time, apo për dashurinë në përgjithësi? Apo edhe kjo është një mënyrë që të mbush mendjen ty?”. Komenti i tij është mbështetur dhe nga shumica e fansave të tij./revistawho.com