• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

I tërheq dorën me forcë, kjo video e Donald Trump krah Melania Trump po kthehet virale në ‘Twitter’

 

Sjelljet në publik e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me partneren e tij, Melania Trump kanë lënë gjithmonë hapësira për të diskutuar. Shumë herë mënyra se si Trump i është afruar partneres së tij është cilësuar e vrazhdë, por kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak Donald.
Së fundmi çifti i shtëpisë së bardhë kanë qenë prezent në një mbrëmje sportive, ku ajo çfarë i ka befasuar të gjithë ka qenë mënyra se si Trump i mori dorën Melania-s.
“Zonja e parë, Melania, nuk duket dhe aq e lumtur teksa ka bashkuar duart me partnerin e saj”, shkruhej në disa prej videove virale në ‘Twitter’. Në të bie në sy jo vetëm reagimi i 49-vjeçares, por dhe mënyra se si Trump e ka larguar më pas.
Me siguri kjo nuk do të jetë hera e fundit kur Donald vendos të reagojë dukshëm edhe në publik./revistawho.com