• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

I ofruan të rikthehej në ‘Portokalli’, Agron Llakaj zbulon pse refuzoi: E vetmja gjë që nuk kam braktisur…

Agron Llakaj është një nga aktorët më të vjetër të humorit në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë një nga moderatorët më të talentuar. Ai ka drejtuar ‘Portokalli-në’ për një periudhë shumë të gjatë, por vendosi të largohej nga ‘Top Channel’ në vitin 2010 për të nisur emisionin e tij të humorit pas 2 vitesh në ‘Vizion Plus’, ‘Al Pazar’. Largimi i tij në atë kohë bëri shumë bujë, por i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Treshat’, Agroni ka rrëfyer arsyet se pse ka vendosur të mos rikthehet më në ‘Top Channel’, edhe pse ofertat nuk kanë munguar. Marrë shkas nga disa foto të aktorit me Ben Blushin në vitin 2018, aktori i humorit pranoi se një diskutim për një projekt të ri ka ndodhur, por nuk është realizuar asnjëherë, kjo sepse për të stafi i ‘Al Pazar’ është familja e tij.

“Ishte një ofertë për në “Top Channel”, e cila mbeti në kufijtë e gjërave që diskutohen por nuk realizohen. Unë në jetën time kam shëtitur e kam rendur shumë, por e vetmja gjë të cilën nuk e kam braktisur ka qenë familja. “Al Pazar” për mua ka qenë familje”, është shprehur Llakaj. Kujtojmë se pak kohë më parë, i ftuar në ‘Xing me Ermalin’ Agroni ka zbuluar se arsyeja e largimit nga ‘Portokalli’ ka qenë sepse mendimet dhe idetë e tij nuk janë mbështetur nga askush./revistawho.com