• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

I ofendoi partnerin, Linda Halimi i kthehet e revoltuar ndjekëses

Linda Halimi është komentuar shumë në portalet shqiptare kohët e fundit, kjo për shkak të ardhjes në jetë të vajzës së saj Kaimana, të cilën Linda e mbajti sekret për një kohë të gjatë. Më pas, këngëtarja shqiptare publikoi disa foto të familjes, një set fotografik që e kishte realizuar muaj më parë. Shumë nga ndjekësit e saj e kanë komentuar negativisht pamjen e reperit, i cili ka një etnicitet ndryshe nga vetë Linda. Pyetur nga një ndjekëse e saj, këngëtarja ka thënë se ajo nuk është lidhur me dikë ‘ndryshe’, por me personin që dashuron. Ai kujdeset për të më shumë se veten e tij. Pas kësaj deklarate, Linda ka publikuar një tjetër foto në ‘Instastory’, ku shkruan e revoltuar: “Eh ‘motrat’ e tilla, pastaj dhe duan liberalizim të vizave. Më vjen keq po akoma e ke ‘brumin’ e ulët për t’u ‘liberalizuar dhe për të parë Europën’, se nëpër Europë dhe Botë ka njerëz të llojeve të ndryshme dhe sytë e tu të ‘pastër’ nuk e përballojnë dot një ‘shock’ kaq të madh kulturor”. Për Lindën, familja është diçka e shtrenjtë, pasi jo vetëm mundohet ta mbajë larg mediave dhe portaleve, por dhe mundohet ta mbrojë në situata të tilla./revistawho.com

CLOSE
CLOSE