• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

I kritikuan shoqen për trupin, Emily Ratajkowski u mbyll gojën të gjithëve me një koment

Ditët e fundit Emily Ratajkowski po shijon disa pushime në shoqërinë e miqve të saj. Së fundmi modelja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një foto me një mikeshë të saj, Caitlin King, në plazh. Në foto të dyja shfaqeshin veshur me rroba plazhi dhe disa ndjekës të modeles nuk ngurruan të kritikonin me fjalë shumë ofenduese shoqen e saj. “Instagrami dhe realiteti”, “Ka dy tipe femrash”, shkruanin një pjesë e tyre, duke nxjerrë në pah ndryshimet në format e tyre trupore.

Megjithatë vetë Emily nuk qëndroi në heshtje dhe si një mike e vërtetë u mbylli gojën të gjithëve me një koment. “Unë e adhuroj trupin e shoqes time dhe ne të dyja mendojmë se ajo duket shumë mirë në këtë foto. Dhe jam shumë krenare që ajo po mban veshur kostumin e plazhit të linjës sime. Të gjithë këta që ofendojnë janë të çmendur. Vetëm sepse jeni mësuar të shihni një lloj trupi në internet, nuk do të thotë se ky është i vetmi lloj që duhet konsideruar si i ‘bukur’”, – ka shkruar Emily. Të tilla komente ofenduese, që shpesh kalojnë edhe në bulizëm janë një ndër problemet më shqetësuese të rrjeteve sociale sot. Megjithatë për sa kohë të ketë miq si Emily, që gjenden pranë për çdo gjë, këto fjalë nuk do të na bëjnë asnjëherë përshtypje. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE