• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

I dhanë fund lidhjes, por Irina dhe Bradley vazhdojnë të takohen me njëri-tjetrin

Pak ditë më parë u konfirmua lajmi se Irina Shayk dhe Bradley Cooper i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare. Në media është raportuar se ata të dy nuk flasin më me njëri-tjetrin, por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Një burim ka treguar për revistën “People” se ish-çifti kalojnë kohë bashkë si familje për hir të vajzës së tyre 2-vjeçare. “Ata duan që vajza e tyre të ketë një jetë normale, të jetë e rrethuar nga miqtë dhe të kënaqet duke luajtur. Irina dhe Bradley janë të dy prindër të mrekullueshëm”, ka thënë burimi për “People”. Më tej ka treguar se modelja e ka kaluar vajzën, Lea, në plan të parë dhe shpenzon shumë kohë me të duke e çuar në park apo në kurse. Madje thuhet se vogëlushja ka qenë e vetmja arsye që ka mbajtur bashkë dyshen e njohur, sepse lidhja e tyre mund të kishte marrë fund muaj më parë.

Kujtojmë se pavarësisht se nuk dihen ende shkaqet e ndarjes së tyre, nga fansat dhe mediat është spekuluar se Lady Gaga mund të ketë ndërhyrë në çift dhe të jetë arsyeja kryesore për prishjen e marrëdhënies. /revistawho.com