• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Hysni Zela kujton Vaçe Zelën, zbulon emrin e personit që e ndihmoi në fillimet e karrierës së saj

Ditën e sotme, emisioni i Rudina Magjistarit ka pasur një të ftuar të veçantë. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur të muzikës popullore dhe vëllain e Vaçe Zelës, Hysni Zela. Gjatë intervistës me moderatoren, Hysniu ka folur për veten e tij, për familjen, si dhe ka zbuluar disa detaje interesante rreth fillimit të karrierës së Vaçe Zelës. Ai u shpreh se personi që e ka ndihmuar të njihej, ka qenë pikërisht babai i Rudinës, i cili në atë kohë ka qenë sekretar i parë, ose siç e quajmë në ditët e sotme, kryetar bashkie. “Ishte me fat Lushnja që e drejtonte një njeri me aq kulturë, si Petrat Magjistari. Ai na ndihmoi neve dhe gjithë qytetin. Ishte pikërisht ai që e prezantoi Vaçen dhe Petrit Dumën dhe i tregoi që ajo këndonte”, u shpreh vëllai i këngëtares. Ai gjithashtu tha se babai i moderatores ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të popullit në Lushnjë, duke e cilësuar atë kështu si një njeri me shumë vlera./revistawho.com

View this post on Instagram

#Rudina #VaceZela #HysniZela #rtvklan #rudinamagjistari

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari) on

CLOSE
CLOSE